Zinxhirët e shitësve me pakicë do të jenë të detyruar të shesin ushqime bullgare, të cilat do të duhet të zënë të paktën gjysmën e hapësirës tregtare. Bëhet fjalë për grupet kryesore të ushqimeve – bulmetra, mish dhe fruta dhe perime.
Zinxhirët duhet të blejnë produktet drejtpërsëdrejti nga prodhuesit. Këto produkte bullgare do të mund të shiten me çmime promocionale vetëm pas kërkimit të pëlqimit të prodhuesit. Këtë e parashikon një projekt, i cili do të implementohet me Dekret të Këshillit të Ministrave dhe do të mbetet në fuqi deri në fund të këtij viti. Ideja është që në kushtet e krizës të stimulohen prodhuesit bullgarë.
Shoqata për Tregti Moderne, e cila bashkon zinxhirët e mëdha të shitësve me pakicë në Bullgari reagoi kundër këtij dekreti që po përgatitet. Sipas saj ideja shkel parimet kryesore të ekonomisë tregtare.
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në..
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..