Kriza lindi një shpikje që do të përdoret në të ardhmen. Kjo bëhet jo rrallë në raste të tilla të krizës, kur psikika është nën presion të fortë. Mbrojtësja unike e fytyrës për oftalmologë është krijuar në Spitalin Universitar për Sëmundjet e Syrit. Studentja në lëndën e optometrisë Hatixhe Davidova ka krijuar, bashkë me firmën e bashkëshortit të saj, një mbrojtëse prej pleksiglasi që është e përshtatshme për të gjitha llojet e biomikroskopive. „Shpikja lehtëson mjekun, sepse nuk pengon punën me mikroskopin dhe në të njëjtë kohë siguron mbrojtje të plotë” – shpjegoi prof. dr. Hristina Grupçeva, drejtoresha ekzekutive e spitalit para mikrofonit të BNR-Varna.
„Ky mjet siguron mbrojtje të plotë për të dyja palët – mjekët dhe pacientët, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Covid-19. Gjëja tjetër e rëndësishme është se maskat, në se janë vendosur në mënyrë të drejtë – mbi hundën, çojnë në djersitje, kurse kjo mbrojtëse nuk e ka këtë efekt negativ, sepse ndodhet relativisht larg fytyrës dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet e biomikroskopëve. Mund të pastrohet pas secilit pacienti – diçka që është tepër e rëndësishme, sepse fytyrat tona ndodhen në distancë vetëm 40 cm. prej pacientit, hyjmë në hapësirën e tij intime, s’është e mundshme të respektojmë distancën e rekomanduar gjatë vizitave. Tashmë kemi 45 porosi për punimin e mbrojtëseve”.
Spitali është gati të ndihmojë mjekët nga tërë vendi. Para katër javëve oftalmologët në Spitalin Universitar të Varnës kanë punuar vetëm me maska të vendosura para gojës së mjekut. “Kjo copë pëlhure nuk ofron asnjë mbrojtje, derisa kur përdorim mbrojtësen e re jemi plotësisht të siguruar në të gjitha situatat – gjatë kohës së epidemive ose kur ka më shumë raste të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes. Ajo mund të përdoret vazhdimisht” – shpjegoi prof. Hristina Grupçeva. Spitali i udhëhequr nga ajo vazhdon të pranojë pacientë që kanë nevojë për ndihmë urgjente mjekësore.
“Kemi siguruar të gjitha kushtet e domosdoshme për mbrojtjen e pacientëve tanë. Matim temperaturën e secilit vizituesi që hynë në godinë, pacientët mund të hyjnë vetëm me një shoqërues. Kërkojmë nga njerëzit të përdorin maska dhe doreza. Në se pacientët kanë nevojë për operacion, kemi një regjim të posaçëm, sipas të cilit ky pacient hyn në sallën e operacioneve dhe pastaj i nxjerrim nga spitali sa më shpejtë, kur gjendja e tyre lejon këtë”.
Përpiloi: Gergana Mançeva (sipas intervistës së Daniella Stojnova, BNR-Varna)
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaOrganizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..