Biblioteka Qendrore e Akademisë Bullgare të Shkencave, 7 institute dhe Qendra Shkencore e Kirilit dhe Metodit sigurojnë qasje në internet tek projektet e tyre më të reja. Me moton “Mëso diçka të re duke qenë në shtëpi” sigurohet mundësia për vizita online në ekspozita, biblioteka multimediale dhe koleksione shkencore, për njohje me artefakte të ndryshme nga fondet e muzeve akademikë, për lexim librash, shikim filmash dhe për lojëra online. Materialet janë në fushën e gjuhës bullgare, ballkanistikës, trakologjisë, historisë, etnologjisë, folklorit, arteve dhe arkeologjisë. Në sajtin e Akademisë Bullgare të Shkencave mund të gjeni linqe të ndryshme.
Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..
"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..
Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..