Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga ora 00:00 e 17 prillit 2020 ndalohet deri në një urdhër të dytë hyrja dhe dalja nga Sofja e të gjitha automjeteve private. Masa është rrjedhojë e largimit në masë të kryeqytetasve në vigjilje të katër ditëve të pushimit me rastin e Pashkëve dhe është e miratuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Në një briefing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijksi deklaroi se aktualisht Sofja është vatra më e madhe e Covid-19, ndërsa shpërndarja e njerëzve në vend mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën.
Ministri i Shëndetësisë saktësoi se do të mund të kalojnë vetëm maunat dhe kamionët të cilët vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre, automjetet me regjim të posaçëm, si dhe ato që transportojnë punonjës mjekësorë dhe persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Për punonjësit që udhëtojnë me veturat e tyre personale aplikohet e ashtuquajtura “dritare kohore” për hyrje dhe dalje nga Sofja – nga 06.00 deri në orën 08.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00 (orë bullgare).
Mbeten në fuqi deklaratat për kalimin përmes pikëkalimeve, por atje tashmë do të plotësohen edhe të dhënat për pronarin e firmës, që të kontrollohet informacioni, kur qëllimi i udhëtimit është “punë”, shpjegoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov.Bashkia e Sofjes ka kërkuar që tendat përpara ndërtesës së administratës presidenciale, të cilat u ngritën atje gjatë protestës së partisë Vëzrazhdane kundër futjes së euros, të hiqen. Bashkia deklaroi se nuk është dhënë leje për kampin e tendave...
Norma bazë e interesit në Bullgari po ulet në 1.91 për qind, duke filluar nga 1 korriku 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Ajo po ulet me 0.16% krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte në një nivel prej 2.07 për qind. Kështu, norma e..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës, vranësirat nga verilindja do të ulen, por mbi Bullgarinë Juglindore para mesditës dhe pas mesditës mbi shumë rajone të Bullgarisë Jugore do të ketë..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës, vranësirat nga verilindja do të ulen, por mbi..