Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Apostili në Bullgari do të lëshohet për 8 orë pune

MPJ në Sofje
Foto: MPJ

Vërtetimi me “Apostil” do të kryhet me afat deri më 8 orë pune. Në se ka arsye objektive, për shkak të të cilave shërbimi nuk mund të zbatohet brenda këyre orëve, afati mund të shtyhet deri më 2 ditë pune. Rregullat e reja janë miratuar nga qeveria me amendamente në Rregulloren për legalizimet, vërtetimet dhe përkthimet e dokumenteve.

Pas kontrollimeve të bëra sipas metodës “klient i fshehur” është konstatuar  se për të njëjtin shërbim administratat rajonale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë caktojnë afate të ndryshme – nga 3 deri më 30 ditë. Prandaj qeveria unifikon praktikën. Masa është në përputhje me prioritetin e kabinetit për uljen e barrës administrative për qytetarët dhe biznesin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bëri thirrje për një rol më të madh të fuqive të mesme në marrëdhëniet ndërkombëtare

Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave globale. Kështu deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev në..

botuar më 25-03-14 4.09.MD

Një parti e re hyn në Parlament, shumica në pushtet bie në 121 deputetë

Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ndryshon rezultatet e zgjedhjeve të Asamblesë Kombëtare të mbajtura më 27 tetor 2024...

botuar më 25-03-14 11.14.PD
Paschal Donohoe

Kryetari i Eurogrupit inkurajon konvergjencën e qëndrueshme të Bullgarisë

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë ta fusë euron. Kjo kuptohet me një letër nga Kryetari i tij Paschal Donohoe dërguar Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa. Letra ka të bëjë me takimin e ardhshëm të liderëve evropianë në Bruksel më 20 mars,..

botuar më 25-03-14 9.11.PD