Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas incidentit të radhës tragjik rrugor provokuar nga një i ri i droguar

Shoqëria bullgare është e preokupuar nga ndjenja e mungesës së drejtësisë

Miq, kolegë, shtetas lënë lule, qiri dhe shkruan “Insistojmë për drejtësi” në vendin ku si rezultat i një aksidenti të rëndë vdiq gazetari Milen Cvetkov.
Foto: BGNES

Më 19 prill gazetari televiziv bullgar Milen Cvetkov vdiq në një bulevard të kryeqytetit përderisa priste semaforin jeshil në xhipin e tij. Nuk shihen  gjurma për të ndaluar nga xhipi i cili e goditi nga pas.

Tashmë disa ditë jemi dëshmitarë të reagimeve të llojllojshme - emocionuese, indinjuese, racionale... Presidenti Rumen Radev komentoi, se vdekja tragjike e gazetarit Milen Cvetkov tregoi një gjë e cila e kërcënon çdo shtetas bullgar: të bëhet viktimë e paligjshmërisë. Kryeministri Bojko Borisov e caktoi aksidentin si “një incident i rëndë dhe i fatkeq” dhe komentoi, se  është i domosdoshëm ndryshim i shpejtë i legjislacionit.

Bashkimi “Bullgaria Demokratike” të cilën Milen Cvetkovi e përkrahte bëri thirrje për hetim objektiv dhe për masa për kapërcimin e faktorëve të njohur që prej vitesh të cilët  u bënë shkak për incidentin. Disa prej tyre përfshijnë një program për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe reformë radikale të funksionimit të Kontrollit të Transportit Automobilistik.

Para Radios Kombëtare Bullgare eksperti Bogdan Millçev nga Instituti i Sigurisë Rrugore shprehu skepticizëm përsa u përket ndryshimeve. “Nuk mund të ndryshojmë sjelljen e njerëzve në rrugë përderisa ata e kanë ndjenjën se nuk ka shtet”.

“Kjo sepse imitojmë kontrollin, imitojmë ndërtimin e infrastrukturës së sigurt, imitojmë legjislacion, imitojmë stërvitje të shoferëve. Në vazhdimin të pesë viteve flasim për ndryshime në ligj, për ndryshime në sanksionet, por asgjë nuk ndodh.”

Eksperti është i bindur se ai i cili siguron sistemin transportues ai krijon rregullat dhe kushtet në rrugë dhe duhet të ndërmarrë hapa në se ato nuk respektohen. “Tani për rregullat përgjigjen 11 institucione! Ne nuk besojmë se shoferi i droguar, i cili e vrau gazetarin Cvetkov do të dënohet”.

Rreth aksidentit u arrestuan 4 veta – shoferi 22 vjeçar i xhipit, nëna e tij – shefe e një nga firmat më të mëdha të prodhimit të verërave dhe të alkoolit në vend, biri i një deputeti dhe mikja e shoferit – dy të fundit  ishin në xhip. Incidenti shtron shumë pyetje: shoferi ishte i droguar, mikja e shoferit dhe biri i deputetit ikën nga vendi i plasjes së xhipeve, megjithëqë pas kësaj dëshmuan. Ky incident edhe një herë vjen të sugjerojë se në shoqërinë bullgare ka papërgjegjësi dhe ndjenje të paprekshmërisë nga ligji.

Kemi një shkelje sistematike të rregullave të trafikut dhe të ligjit në vend, komentoi për Radion Kombëtare Bullgare Diana Rusinova nga Qendra Evropiane e Politikave të Transportit. “Në shoqëri ka problem, sepse nuk është hera e parë kur lejojmë një shofer i tillë të ngas makinën dhe të vrasë ndonjërin. Dhe rastet bëhen gjithnjë e më shumë dhe për shumicën prej tyre edhe nuk dëgjojmë.” Sipas saj ligji duhet të parashikon masa më të rrepta ndëshkuese dhe të punohet për parandalimin e krimeve të këtij lloji.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Radio Bullgaria" e Radios Kombëtare Bullgare fillon një podkast për komunat tona ortodokse jashtë vendit

Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..

botuar më 25-01-31 3.08.MD

Bullgaria, bullgarët dhe trazirat në botën e kriptomonedhave

Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..

botuar më 25-01-31 7.20.PD

Studentët nga Universiteti i Sofjes ishin mysafirë të Radio Bullgarisë

Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..

botuar më 25-01-30 9.45.MD