66 janë rastet e reja të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 29 prej personave të infektuar janë vendosur në spitale. Në Sofje ka 22 raste, në Pleven – 13, në Sliven – 5, në Veliko Tërnovo – 5, ka nga 4 në Plovdiv, Pazarxhik dhe Kjustendill, 3 në Lloveç. Këtë e bëri të ditur Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski.
Numri total i rasteve të Covid-19 në Bullgari është 1081. 841 prej personave të prekur janë me simptoma të shfaqura. Të vendosurit në spital janë 262 veta. Në repartin intensiv ka 37. Të vdekurit tashmë janë 50, ose 4.3 për qind. Të shëruarit 190, 16 prej të cilëve janë raste të reja.Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje bore, ndërsa në zonat ekstreme..
Në prag të festimeve në kujtim të Apostullit të Lirisë Vasill Levski , presidenti Rumen Radev zyrtarisht e emëroi Aeroportin e Sofjes “Vasill Levski” - Sofje, njoftoi Sekretariati për shtyp i kreut të shtetit. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit..
Komisioni Evropian vendoi të mbyllë procedurën e ndëshkimit për mospërmbushjen e detyrimeve të Bullgarisë për të rishikuar dhe përditësuar Planet e Dyta të Menaxhimit të Rrezikut të Përmbytjeve dhe Planet e treta të Menaxhimit të Baseneve Lumore. Në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..