“Bullgaria ka rezerva dhe mekanizma të konsiderueshme financiare dhe unë jam optimist i moderuar sa i përket daljes nga kriza ” – tha para BNR-së Lideri i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov. Ai shtoi se prognozat e Konfederatës janë për rreth 10% papunësi në vend në fund të vitit. Ato përkojnë dhe me analizën e bankës më të madhe bullgare, sipas së cilës papunësia do të jetë 9%.
Sipas bankës pritet dhe 8% rënie e të Produktit të Brendshëm Bruto, duke pasur parasysh se shifra e prognozuar për këtë tregues në buxhetin shtetëror ishte 3%. Por madje në këtë skenar negativ me rezervat, me të cilat Bullgaria disponon, ajo do të përballojë krizën.
Ndër problemet e përmendura nga Pllamen Dimitrov janë mungesa e fleksibilitetit në aksesin e pagesave të papunësisë dhe pagesa minimale për të papunët që është 4,6 euro në ditë. Mjete të tilla marrin të papunët nga sektori i turizmit dhe restoranteve.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..