Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërkohen udhëtarët e fluturimit të Kompanisë “Bulgaria Air” nga Amsterdami deri në Sofje realizuar më 26 prill

| rinovuar më 20-04-29 7.14.MD
Foto: Bulgaria Air

Autoritetet kërkojnë udhëtarët e fluturimit të Kompanisë “Bulgaria Air” nga Amsterdami deri në Sofje realizuar më 26 prill për shkak të tri rasteve të zbuluara të Covid-19. Këtë e njoftoi Shtabi Operativ Kombëtar. Në bordin e aeroplanit udhëtuan 95 veta. Nga policia saktësuan se duke hyrë në vend pasagjerët janë të detyruar të deklarojnë nga ku vijnë dhe adresën në të cilën do të qëndrojnë gjatë karantinës 14 ditore. 6 prej pasagjerëve janë nga fshati Brjagovo, rajoni i qytetit Haskovo. Ata tashmë u vunë nën karantinë.

Nga “Bulgaria Air” deklaruan se askush nuk ka kërkuar nga ata për të dorëzuar listën e pasagjerëve në avion dhe se aviokompania respekton strikt kërkesat për higjienën dhe pastrimin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Norma bazë e interesit e Bankës Kombëtare Bullgare tani është nën 2%

Norma bazë e interesit në Bullgari po ulet në 1.91 për qind, duke filluar nga 1 korriku 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Ajo po ulet me 0.16% krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte në një nivel prej 2.07 për qind. Kështu, norma e..

botuar më 25-07-01 9.02.PD

Parashikimi i motit për 1 korrikun

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës, vranësirat nga verilindja do të ulen, por mbi Bullgarinë Juglindore para mesditës dhe pas mesditës mbi shumë rajone të Bullgarisë Jugore do të ketë..

botuar më 25-06-30 7.40.MD

Kontrollet kufitare në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë pezullohen në mesnatë

Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe zëvendësministren greke për migracionin dhe çështjet e azilit, Sevi Voludaki, vizituan pikën kufitare..

botuar më 25-06-30 7.01.MD