Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Izolimi i detyruar në fshatrat e shpopulluara bullgare

Foto: BGNES

Sipas të dhënave demografike të Institutit Kombëtar të Statistikave aty nga fundi i vitit të kaluar në 23% nga vendet e populluara në Bullgari banuesit janë nga 1 deri më 49. Rajoni i qytetit Veliko Tërnovo është në vendin e dytë në vend, pas qytetit Gabrovo, për nga numri i vendbanimeve të shpopulluara. Në 58 fshatra dhe mëhalla në rrethin e Veliko Tërnovos nuk ka njerëz.

“Për herë të parë bëj një reportazh pa u parë me njerëzit, për të cilët po tregoj. Thjesht sepse nuk ka sesi të arrijë deri tek fshatrat, drejt të cilave transporti publik është i ndaluar”-thotë korrespondentja  e Radios Kombëtare Bullgare në rajon Zdravka Masljankova. Në provën e saj  të mësojë sesi jetojnë njerëzit në kushtet e jashtëzakonshme del se bashkëbiseduesja e vetme e gazetares në telefon, me të cilën flet gjatë ditëve të fundit është banuesja e vetme e fshatit Goranovci-73 vjeçja Cana Cvetkova. Prej viteve ajo jeton vetëm, nganjëherë takohet me nipin e saj, por tani ai nuk është tek ajo për shkak të koronavirusit dhe të udhëtimit të vështirësuar, si dhe për shkaqe ekonomike. Gruaja e moshuar është me një pension prej 118 leva /afro 60 euro/ të cilat nuk i arrijnë për asgjë, por aty ku jeton ajo nuk ka se që ku të blejë asgjë.  

“Si jetoj? Shumë vështirë. Një vetmi e plotë - thotë gruaja . Unë jam me diabet dhe nuk e di se çfarë do të bëj. Si jetoj dhe e përballoj situatën? Nga shtëpia deri në oborr. Merrem me rritjen e fasules, të patateve, të hudhrës, qepës dhe domateve.”

Fshati Goranovci është një nga 16 mëhallët e larta malore pranë krye bashkisë Rajkovci, tregon nënkryetari i komunës Petjo Koev.

Fshati Rajkovci“Dhjetë praj mëhallëve janë pa popullsi. Tani në këtë gjendje të jashtëzakonshme çdo një qëndron në shtëpi. Unë i blej ilaçet. Shkoj tek mjeku familjar. Ajo shkruan recetë për tre muaj për ato ilaçe të cilat paguhen pjesërisht nga Arka e sigurimeve shëndetësore. Mund të thuhet se po e përballojmë situatën. Si parim, malësorët janë njerëz të ashpër, asnjëherë nuk kanë qenë tekanjoz. Ata të cilët jetojnë nëpër mëhalla e dinë se luksi nuk ekziston. Korrespondojnë me mua, i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe në përgjithësi këtu kështu jemi mësuar.”

Ilija Radev , nënkryetar i komunës Vëglevci sqaron se, kohët e fundit detyra e tij kryesore është që të bëjë regjistrime të adresave, që të mund të afërmit e pleqve të vetmuar të mund të vijnë pa probleme në fshat, për të cilën kalohet përmes pikës së kontrollit në Veliko Tërnovo.

“Në listën e votimit janë të regjistruar 39 veta. 82 kemi regjistruar në bazë të adresës së tanishme-të afërm, djem e vajza e kështu me radhë. Bukë kemi 4 herë në javë. Nuk kemi probleme. Tani për tani nuk kemi njeri i cili të ketë mbetur i pangrënë ose i vetmuar, pa qenë i shërbyer”, bind Radev.

Botuesi Ivan Gaberov është nga qytetarët, të cilët e kalojnë gjendjen e jashtëzakonshme në vet izolim në fshatin e vogël Emen në rajonin e Veliko Tërnovos rrëzë grykës piktoreske të Emenit.

Fshati EmenNë vend të librave tani ai i është përkushtuar kopshtarisë dhe thotë se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur lumturinë të mund të flasë sy më sy me ndonjë njeri.

“Të jetosh në fshat i izoluar është një gjë e shkëlqyer, por të jesh në izolim të detyruar, nuk është gjëja më e mirë, e cila mund të të rastis, sepse ne nuk jemi të lidhur me jetën e fshatit, ne jemi njerëz të qytetit, të cilët e përdorin mjedisin jashtë qytetit për një ekzistencë më të mirë. Më mungon liria të vendos nëse të mbetem ose të shkoj diku, më mungon kontakti me familjen”, tregon Gaberov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Zdravka Masljankova, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD