Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

61% e firmave shpresojnë se do të mbijetojnë pas krizës

Foto: arkiv

Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë bëri të ditur se sipas një studimi të zhvilluar ndër 200 kompani, organizata profesionale dhe dhoma regjionale 40% e të anketuarve deklarojnë se ka nevojë për masa suplementare në përkrahje të biznesit. Rreth 25 % mendojnë se masat janë të balancuara në sfondin e mundësive të buxhetit dhe të ekonomisë së vendit. Rreth 20% janë të mendimit se masat janë të tepruara dhe se harxhohen kot mjete pa pasur efekt real mbi ekonomi.

Pyetjes për prognozat e firmave për biznesin e tyre 61% mendojnë se do të mbijetojnë, por nuk do të arrijnë nivelet para pandemisë. 14% besojnë se do t’i arrijnë këto nivele.

Vetëm 4% kanë shënuar se kriza krijon mundësi të reja në treg dhe parashikojnë rezultate më të mira sesa para saj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 marsin 2025

Paraditen e së mërkurës do të ketë vranësira me shtresa të ulëta ose vende-vende mjegull në fusha, lugina dhe rreth pellgjeve. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me..

botuar më 25-03-04 7.35.MD

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD