Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

461 bullgarë janë shëruar nga Covid-19, 1891 janë të konfirmuarit

Foto: EPA/BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 raste të reja të koronavirusit në vend, me të cilat numri i të infektuarve të konfirmuar bëhet 1981. Këtë e tregojnë të dhënat e Shtabit Operativ Kombëtar. Të prekurit e rinj janë nga Sofja – 16 veta, nga Pleveni dhe Razgradi – nga 3 veta, Bllagoevgradi – 2, Vidini dhe Pazarxhiku – nga 1 veta.

Ndër personelit mjekësor ka 5 të rinj të infektuar, 4 prej tyre  - në spitalin e kryeqytetit “Pirogov” dhe 1 në Pazarxhik. Me ta numri i përbashkët i punonjësve mjekësorë të infektuar është 214.

Të hospitalizuarit me Covid-19  janë 385 persona, 58 prej tyre ndodhen në reparte dhe klinika të mjekimit intensiv.

Gjatë 24 orëve të fundit 1 njeri me koronavirus ka vdekur – bëhet fjalë për një burrë 72-vjeçar nga qarku i Silistrës me sëmundje të tjera shoqëruese. Ai është shtetas i Britanisë së Madhe, i cili ka jetuar tek ne. Me të numri i të vdekurve me diagnozë Covid-19  bëhet 91. Të shëruarit janë 461. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD