Në anketën e organizuar nga Dhoma Ekonomike dhe Tregtare e Bullgarisë ndër 580 ndërmarrje në fushën e shërbimeve dhe tregtisë, 80% prej tyre pohojnë se masa e qeverisë kundër krizës, e njohur si “60:40” nuk është efektive. Qëllimi i saj është të ndihmojë punëdhënësit në kushtet e epidemisë me ndihmë shtetërore, e cila mbulon 60% prej pagave të nëpunësve, duke lënë kështu pjesën 40% për punëdhënësin. Rezultatet e anketës i shpalli para BNR-së zv.Kryetari i Dhomës Ekonomike Dimitër Brankov.
Mbi 70% prej të anketuarve kanë shkurtuar një pjesë prej personelit të tyre, 15% japin rroga më të vogla. Mbi 63% prej ndërmarrjeve presin se do të rimëkëmben brenda një viti.
Në intervistë për bTV ekonomisti Rumen Gëllëbinov deklaroi se për përballimin e krizës biznesi ka nevojë për ndihmë falës dhe të pakushtëzuar – sepse 80% prej firmave nuk mund të mbulojnë kriteret për të marrë ndihmën shtetërore.
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..