Sofja mbeti në vendin e shtatë nga 18 qytetet që morën pjesë në Konkursin e Komisionit Evropian për qytete të gjelbra.
Në klasifikim Sofja është në vendin e parë në kategoritë “Cilësia e ajrit” dhe “Administrimi i integruar”. Ajo paraqitet shumë mirë për nga treguesit “Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike” – në vend të tretë, “Zbutja e ndryshimeve të klimës” – në vend të katërt dhe “Energjetika” – në vend të katërt. Në kategoritë “Mbeturinat” dhe “Rritja e gjelbër dhe inovacionet ekologjike” Sofja është përkatësisht në vend të gjashtë dhe të shtatë.
Juria prej ekspertësh ndërkombëtarë i rekomandon kryeqytetit tonë përmirësim të arritjeve të tij në sferën “Mobiliteti urban”, si dhe punë të forcuar mbi temat “Shumëllojshmëria biologjike”, “Shfrytëzimi i qëndrueshëm i tokës”, “Ujërat” dhe “Zhurma”.
Në finale u klasifikuan qytetet Dijon, Grenoble, Torino dhe Talini.Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do..