Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një komisioni parlamentar do të monitorojë shpenzimet në krizën e koronavirusit

Jordan Conev
Foto: BGNES

Komisioni i përkohshëm parlamentar do të ndjekë harxhimin e mjeteve publike për përballimin e pasojave të Covid-19. Mandati i tij do të jetë deri në fund të masave të jashtëzakonshme.

Propozimi i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) në opozitë u përkrah njëzëri nga deputetët. Komisioni është prej 10 anëtarësh dhe punon sipas parimit të paritetit – me nga 2 deputetë nga çdo një grup parlamentar.

Komisioni do të kërkojë dhe publikojë informacion për të gjitha shpenzimet publike, përfshi këtu dhe mjetet e fondeve të BE-së.

Kryetari i Komisionit është deputeti Jordan Conev nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në opozitë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB do të votojë për Kryetarin e Kuvendit kundër një firme në deklaratën e tyre

PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..

botuar më 24-11-29 5.31.MD

Në Britaninë e Madhe vazhdon procesi kundër bullgarëve për spiunazh për Rusinë

Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..

botuar më 24-11-29 4.22.MD

Dështimi i tetë i parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij

Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..

botuar më 24-11-29 3.23.MD