Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është një nga shtetet e pakta në BE me rritje ekonomike

Foto: arkiv

Ekonomitë e 27 shteteve në BE pësuan dëme gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 - 3.3%. Vetëm 9 shtete shënojnë rritje të dobët. Ndër to është Bullgaria – 2.4% rritje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në krahasim me periudhën e njëjtë të 2019-ës, konstatoi Eurostat.

Në krahasim me muajin dhjetor të vitit 2019 vetëm ekonomitë e Finlandës, Bullgarisë dhe të Rumanisë shënojnë rritje prej 0.3%.

Sipas statistikës kombëtare Bullgaria ka rritje më të vogël gjatë tremujorit të parë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Atëherë rritja e PBB-së është 3.1%, derisa në vitin 2020 ajo ka qenë 2.4%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD