Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 71-të

Foto: Pixabay

Fillojnë negociata për udhëtimet me Rumaninë, Greqinë dhe Serbinë

Që nga 18 maji Bullgaria do të fillojë negociatat me Rumaninë, Greqinë dhe Serbinë për kushtet, në të cilat do të organizohen udhëtimet dhe kalimi i pikave të kalimit kufitar, bëri të ditur Ministri i transportit Rosen Zheljazkov. Bisedimet do të zhvillohen nga kryeministrat e vendeve përkatëse. Zheljazkovi komentoi se më të prekurat nga kriza janë kompanitë e transportit ajror, të cilat organizojnë fluturime çarter, udhëtarët e të cilave janë kryesisht turistë. Prandaj shteti do të bashkëfinancojë fluturimet çartër të avionëve bullgarë.

Më 18 maj fillojnë punë të gjitha 75 kuzhinat në territorin e Sofjes, ku çdo ditë gatuhet ushqimi i fëmijëve të vegjël. Këtë e bëri të ditur Kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit Jordanka Fandëkova. Të gjitha ambientet ku përgatitet ushqimi i fëmijëve po dezinfektohen në përputhje me kërkesat higjieno-sanitare. Të gjihë punëtorët në kuzhinët janë testuar për Cocid-19. Në qendrat e mëdha tregtare gjithashtu përgatiten për hapjen e dyerve. Në to nuk do të punojnë restorantet, lokalet dhe këndet e fëmijëve.

Të konfirmuarit pozitiv me Covid-19 në Bullgari janë 2211

36 janë rastet e reja të të infektuarve për 24 orët e fundit. 15 prej tyre janë hospitalizuar. Të konfirmuarit pozitiv me Covid-19 në Bullgari janë 2211. 6% prej rasteve të konfirmuara janë fëmijë. 11% janë nëpunës mjekësorë dhe numri i tyre konkret është 240. Të shëruarit për të njëjtën periudhë janë 25 dhe me ta numri i përbashkët i të shëruarve shkon në 598, apo 26% prej të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit viktimat e sëmundjes janë 3 dhe me ta të vdekurit me diagnozë koronavirus shkon në108..

Masat kundër Covid-19 në Bullgari janë efektive

Përvoja e grumbulluar tregon se edhe po të keni kaluar sëmundjen me simptoma të lehta, pastaj për një kohë të gjatë mund të mbeteni përhapës i Covid-19. Në Bullgari të sëmurët dalin nga karantina kur jemi të sigurt se ata nuk janë më përhapës i koronavirusit, shpjegoi prof. Todor Kantarxhiev nga Shtabi Operativ Kombëtar. Ai shprehu kënaqësi për këtë se tashmë nuk ka raste të reja të Covid-19 në qendrat rezidenciale për të moshuarit dhe në ato për fëmijë me të meta. Sipas Kantarxhievit epidemia përhapet atëherë kur një i sëmurë infekton 3 veta të tjerë. Tek gripi i zakonshëm sezonal një i sëmurë u ngjit jo më shumë se dy të tjerëve. Aktualisht në Bullgari një mbartës i koronavirusit infekton midis 0,8 dhe 1,2 veta. Derisa në fillim ky raport ka qenë 1: 1.7. Sukses është dhe fakti se kemi arritur një tregues tjetër të mirë – koha për dyfishimin e të sëmurëve. Në se në fillim dyfishimi ka ndodhur për 10 ditë, tani afati shkon në më shumë se 1 muaj. Përfundimi është një – masat e ndërmarra japin rezultat, është i mendimit profesori.

Është lokalizuar vatra e Etheve Q në rajonin e Gabrovos

Gjatë testimeve për koronavirus në Bullgari është lokalizuar një vatër e Etheve Q në 3 fshatra në rajonin e qytetit Gabrovo, Bullgari Qendrore, tha prof. Todor Kantarxhiev nga Shtabi Operativ Kombëtar. Simptomat e sëmundjes janë temperatura e lartë, kollitja, problemet e frymëmarrjes, të cilat janë shumë të ngjashme me ato të koronavirusit. Të infektuarit me Ethet Q janë mbi 20 veta – mjekë veterinarë dhe personeli i tri fermave delesh dhe lopësh. Asnjë prej tyre nuk është hospitalizuar. Ethet Q kalojnë nga kafshët tek njerëzit dhe zakonisht janë endemike dhe sezonale. Po të diagnostikohen në kohën e duhur, mjekimi i Etheve Q është i suksesshëm. Pas kalimit të sëmundjes organizmi fiton imunitet.

Nuk ka të dhëna për përhapjen e Covid-19 nga këpushat

Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme epidemiologjike parqet janë hapur për vizituesit dhe janë spërkatur me preparate kundër këpushave. Pavarësisht nga kjo rreziku që të ktheheni në shtëpi me ndonjë këpushë mbetet, sidomos po të shëtisni në zonat që nuk janë kositur, shpjegoi shefja e repartit “Parazitologjia” pranë inspektoratit shëndetësor të kryeqytetit Cezarina Ilieva. Tani për tani nuk ka të dhëna për bartjen e Covid-19 nga insektet që thithin gjak. Dhe nuk ka gjasa për këtë gjë, duke pasur parasysh strukturën e koronavirusit, shpjegoi Ilieva. Në regjionin tonë këpushat bartin sëmundjet Lyme, Ethet e Marsejës dhe Ethet Q, prandaj u bën thirrje njerëzve të kontrollohen pas shëtitjes në vende të hapura me bar.  

Ofrimi i granteve shkakton korrupsion

Ndihma në para për të prekurit nga kriza nuk është një masë e mundshme, sepse resurset tona janë të kufizuara. Po të shpërndante para në këtë mënyrë, shteti do të dilte nga kriza me deficit të stërmadh, tha para mikrofonit të BNR-së Ivan Kostov, i cili është ish-kryeministër i Bullgarisë në periudhën 1997-2001. Sipas Bashkimit Evropian Produkti i Brendshëm Bruto i Bullgarisë do të ulet 7.2%, apo 4.2 mlrd euro. Qeveria nuk ka resurse për të kompensuar të gjitha këto humbje, këto janë thirrje populistësh. E po të gjejë financa të tilla, ato nuk do të shkojnë në vendin e duhur, sepse shpërndarja e mjeteve në këtë mënyrë shkakton korrupsion, mendon eksperti. Kostovi nënvizoi se jo vetëm në Bullgari vendimet për masat për kundërvënien e pasojave të krizës merren nën presion dhe bëri thirrje të mos hiqen tatimet në mes të vitit.

Investitorët kërkojnë heqjen e karantinës 14-ditore për ata që vijnë nga Greqia

Investiotorët dhe pronarët e firmave nga rojonet kufitare të Bullgarisë dhe Greqisë nuk mund të administrojnë shoqëritë e tyre për shkak të kërkesave për karantinë 14-ditore pas hyrjes në territoin e dy shteteve. Ata i dërguan letër Qeverisë dhe Shtabit Operativ Kombëtar me kërkesë për rivlerësimin e situates dhe heqjes së menjëhershme të karantinës. Ndryshe nga karantina e hequr për punëtorët sezonalë dhe për shoferët ndërkombëtarë, pronarët e firmave nga rajonet kufitare nuk mund të përdorin këtë lehtësim. Kjo është një pengesë e madhe për rifillimin e punës së tyre dhe pengon të ardhmen e mijëra punëtorëve.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD