Në pikën kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” lëvizja e daljes nga vendi është intensive. Në kufirin turk nuk lejohet të kalojnë shtetas të huaj me veturë, mikrobusë, autobusë me përjashtim të shtetasve turq. Nuk lejohet kalimi i shoferëve të kamionëve, që janë shtetas të vendeve ku situata epidemiologjike është e rrezikshme. Nuk lejohet hyrja e shoferëve që kanë vizituar këto vende brenda 14 ditëve të fundit.
Në kufirin grek lejohet hyrja e shtetasve të huaj të cilët jetojnë ose punojnë në Greqi të vërtetuar me dokument zyrtar në gjuhën greke. Kufizimi nuk është në fuqi për shoferët e kamionëve. Përkohësisht u ndalua kalimi përmes pikës kufitare Zllatograd për shkak të situatës së ndërlikuar epidemike në Greqi.
Në kufirin me Rumaninë trafiku është normal. Pala rumune ndaloi kalimin e njerëzve dhe automobilave në pikat kufitare te Nikopoll, Svishtov, Kajnarxha, Krushqari, Kardam. Kamionët transite mund të kalojnë kufirin bullgaro-rumun te pikat kufitare Ruse-Gjurgevo dhe Vidin - Kallafat.
Në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë trafiku i kamionëve është normal, nuk lejohet kalimi i veturave, mikrobusëve dhe autobusëve. Duke dalë nga Maqedonia udhëtarët mund të kalojnë vetëm përmes pikave kufitare Gjueshevo dhe Deve Bair.
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Kompleksi TEC “Marica Iztok” do të furnizojë 50% të sasisë së energjisë për konsumatorët familjarë në Bullgari. Kjo u bë e ditur gjatë një konference për shtyp në TEC “Marica Iztok 2”, të mbajtur nga ministri i energjetikës, Zheço Stankov, njofton BTA...
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..