Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi një deklaratë në mbrojtje të bullgarëve nga rajoni i Bollgradit

Foto: arkiv

Parlamenti miratoi me konsensus të plotë një deklaratë në mbrojtje të komunitetit bullgar në Ukrainë. Shkasi për këtë është reforma e filluar administrative-territoriale në Ukrainë, e cila e ndan rajonin e Bollgradit - qendra e natyrshme administrative e bullgarëve atje. Kjo e prish seriozisht tërësinë e diasporës bullgare prej 200 000 vetash në rajonin e Bollgradit, thuhet në deklaratë.

Parlamenti i detyron autoritetet bullgare për të kërkuar një takim të ngutshëm ndërqeveritar. Kjo është një çështje me prioritet, e cila duhet të zgjidhet në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore mes dy shteteve tona duke u respektuar të gjitha vlerat evropiane, thuhet në deklaratë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“The Economist” do të zhvillojë një forum kushtuar ekonomisë bullgare

Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..

botuar më 25-02-05 6.05.PD

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD

Ambasadori bullgar në Shkup: Ajo që duhej të na bashkonte po na ndan

Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..

botuar më 25-02-04 6.16.MD