Në pjesën qendrore të Sofjes, në rajonin “Izgrev” jetojnë më shumë ketra. Pavarësisht se vazhdimisht humbin pjesë prej territorit të vet natyror, gjitarët e vegjël kanë popullatë të qëndrueshme, pohojnë specialistët. Vendbanimet e tyre natyrore janë pemët e larta në lagjet ku ka shumë gjelbërim. Prandaj rajoni më i gjelbër i kryeqytetit, “Izgrev”, afër parkut “Kopshti i Borisit” ofron kushte më të mira për jetën, ushqimin dhe riprodhimin e tyre.
“Izgrev”, është i njohur ndër adhuruesit e natyrës dhe me koloninë më të madhe të bilbilave në qytet.
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..