INVEST BULGARIA Move to be moved është videoja e re drejtuar investitorëve potencialë në Bullgari. Ajo u krijua me kërkesë të Agjencisë Bullgare të Investimeve. Pritet premiera zyrtare e spotit, por ai tashmë përhapet dhe shqyrtohet aktivisht në rrjetet sociale.
Më 26 maj spoti u bë një prej temave më të komentuara në internet. Reaksionet lëkunden nga miratimi i mënyrës profesionale të krijimit të tij e gjer tek kritikat se është tepër reklamues dhe nuk e pasqyron gjendjen reale ekonomike.
Gjithsesi, videoja është atraktive, tërheq vëmendjen dhe mund të shihet në video-kanalin e Agjencisë Bullgare të Investimeve.Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..