Si një tempull i veprës së guximshme të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të pjesëmarrësve në çetën e tij në ujërat e Danubit afër Kozllodujit ngrihet muzeu-kopje e anijes “Radecki”.
Anija austriake “Radecki” është ndërtuar në Budapest në vitin 1851. Më 29 maj 1876 çeta e Hristo Botevit e pushton anijen dhe e detyron të akostojë në bregun bullgar, nga ku i drejtohet Ballkanit të Vracës, që të luftojë për lirinë e Bullgarisë. Origjinali i anijes është asgjësuar në vitin 1924 nga Shoqëria Austriake e Anijeve. 42 vjet më vonë është ndërtuar një kopje e saktë e anijes legjendare me mjete të grumbulluara nga 120 000 fëmijë bullgarë.
Në vigjilje të 2 qershorit – Dita e Botevit dhe e të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë Radio Bullgaria ju rikujton historinë e muzeut - anije “Radecki”.
Çfarë reliktesh të vlershme mund të shihen në sallat e tij dhe pse tërheq edhe fëmijët, edhe të rriturit lexoni në publikimin tonë “Me anijen “Radecki” drejt Bullgarisë së lirë”.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 3 prill çdo vit Sofja shënon 146 vjetorin e shpalljes kryeqytet i Bullgarisë. Me propozimin e historianit, shkencëtar dhe shtetar prof. Marin Drinov më 3 prill 1879 Kuvendi i Madh Popullor, që zhvillonte punimet në kryeqytetin e vjetër..
Më 2 prill mbushen 95 vjet nga lindja e këngëtares popullore Stefka Sëbotinova . Ajo lindi në vitin 1930 në ish-fshatin Rozov Klladenec, sot fshati Obruçishte, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Juglindore. Ajo vjen nga një familje..
Ekspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..