Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë qershorit 60% prej të shkurtuarve për shkak të pandemisë do të kthehen në punë

Foto: BNR, arkiv

Gjatë dy javëve të fundit ka një tendencë të qëndrueshme të lidhur me ndryshimin e raportit mes të regjistruarve në zyrat e punësimit dhe të punësuarve, informuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme (6-13 maj) mesatarisht 1225 njerëz në ditë kanë gjetur punë, kurse nga 25 deri më 29 maj numri i tyre është rritur 26% - deri më 1547 në ditë. Në të njëjtën kohë çdo ditë janë regjistruar nga 1000 të papunë, sa ishin ata dhe para fillimit të krizës.

Në se kjo tendencë vazhdon dhe gjatë qershorit pothuaj 60% prej të shkurtuarve do të gjejnë punë, duke përfshirë këtu dhe sektorët e turizmit, hotelerisë  dhe restoranteve, mendojnë nga Ministria. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dhe Shkupi do të nënshkruajnë një marrëveshje për ndërtimin e një tuneli hekurudhor kufitar

Në Forumin Global për Lidhjen e Transportit - 2025 në Stamboll, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov u takua me homologun e tij maqedonas Aleksandër Nikolloski, njoftoi Ministria bullgare. Karaxhov siguroi se Sofja po..

botuar më 25-06-30 10.41.PD

Në shtator, PP do të zgjedhë një udhëheqje të re, Asen Vasilev mbetet lideri i partisë

Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit Kombëtar të PP-së që zgjati mbi 7 orë, Vasilev e përshkroi si një "precedent në historinë e kohëve..

botuar më 25-06-30 9.56.PD

Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme Magnus Brunner është për vizitë në Bullgari

Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, i cili ndodhet për vizitë në Bullgari, deklaroi se vendi ka një rol kyç në ruajtjen dhe forcimin e zonës Shengen. Në një intervistë për BTA, mysafiri tha se "për të ruajtur..

botuar më 25-06-30 9.11.PD