Parashikimet tregojnë se gjatë vitit 2021 Bullgaria pothuaj do të rivendosë ekonominë e vet në gjendjen, në të cilën ajo ishte para pandemisë. Bile për tremujorin e parë të këtij viti rezultatet janë më të mira në krahasim me ato për 3 muajt e parë të vitit 2019, tha për BNR Ministri i ekonomisë Emill Karanikollov. Prioritetet kryesore të qeverisë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshëm ishin në vend të parë shëndeti i njerëzve dhe mbrojtja e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Një pjesë e madhe prej degëve të ekonomisë nuk pezulluan punën, krahu i punës është në gjendje të mirë.
Ndihma për punëdhënësit me vlerë 60% prej pagave dhe kontributeve të sigurimit të secilit punëtor ka ruajtur 240 mijë vende pune. Pa këtë masë (“60/40”) tani papunësia do të arrinte 18%, nënvizoi Ministri.
Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë si të papranueshme kërkesën e presidentit Rumen Radev për të përmbysur vendimin e kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova. Me vendimin e saj, Kisellova i pengoi deputetët të shqyrtonin kërkesën e kreut të shtetit..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës do të zhvillohen përsëri vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore, në Ballkanin Perëndimor dhe Fushën e..
Dy vendet tona kanë një rol të rëndësishëm në lidhjen midis Evropës dhe Azisë përmes Korridorit të Transportit Trans-Kaspik. Kjo u deklarua në Tashkent nga Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve plenare midis delegacioneve të Bullgarisë dhe..
Qyteti i Gabrovos po pret panairin udhëtues të librit "Shtegu i Librit". Eventi do të mbahet nga 12 deri më 15 qershor në zonën qendrore të këmbësorëve..
Më 12 qershor nga ora 20:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit më 13 qershor /e premte/, trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses do të pezullohet për të gjitha..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje do të jetë 14°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes me..