22 janë rastet e reja të regjistruara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit pas 1347 testeve të zhvilluara me PCR. Bashkë me to numri total i rasteve të ripohuara arriti 2560 veta, bëri të ditur Shtabi Operativ Kombëtar. Nga rastet e reja 6 janë në Sofje, 9 – në Sliven, 4 – në Jamboll, në Vidin, Pazarxhik dhe Pernik – nga një.
Ndër të porsainfektuar ka 9 punonjës mjekësorë. 7 prej tyre punojnë në një repart në spitalin në qytetin Sliven. Reparti tashmë është mbyllur.
Dy prej personave të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Një prej tyre është mjek nga Vidini. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 146.
Numri i të vendosurve në spital është shumë i ulët – 132 veta. Vetëm 9 prej tyre kanë nevojë për mjekim intensiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 83 veta, ndërsa numri i tyre total deri tani është 1206 veta.“Ambicia jonë është që Bullgaria të mos jetë vetëm një eksportuese e energjisë elektrike, por që kjo energji të krijojë vlerë të shtuar këtu.” Këtë e deklaroi ministri i energjetikës Zheço Stankov në diskutimin “Bullgaria - një qendër rajonale për..
Të mërkurën do të jetë kryesisht me diell. Pasdite do të përhapen re të shiut dhe në disa rajone, kryesisht në zonat malore, do të bjerë shi. Në ultësirat do të jetë nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 30° dhe 35°, për Sofjen - rreth 30°...
Nuk pritet një skenar të zymtë pas vënies së euros në shfrytëzim dhe biznesi është gati të hyjë në Eurozonë. Kjo u bë e qartë në takimin e zhvilluar nga zëvendëskryeministri dhe kreu i BSP-së Atanas Zafirov me punëdhënësit para publikimit më 4 qershor..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..