Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Peticioni i artistëve të pavarur bullgarë për shpëtimin e sektorit

Presidenti Radev (majtas), Daniella Kuzmanova dhe Vencisllav Micov
Foto: BGNES

Njerëzit, të cilët punojnë në lëmin e kulturës janë me rëndësi të madhe për identitetin kombëtar dhe shteti duhet të tregojë se nuk i ka braktisur ata në kushtet e krizës, tha Presidenti Rumen Radev gjatë takimit të tij me përfaqësues të artistëve të pavarur.

Arsyeja për bisedën e tyre ishte peticioni i hartuar nga poetja Daniella Kuzmanova dhe muzikanti Vencisllav Micov, i cili mblodhi nënshkrimet e 2000 artistëve. Në dokumentin e dërguar në 7 institucione shtetërore janë paraqitur  kërkesat konkrete për ndihmë nga ana e shtetit me qëllim shpëtimin e sektorit pas fundit të pandemisë. “Duhet të krijohet regjistër i të prekurve. Sipas të dhënave të ndryshme artistët e pavarur janë midis 2 mijë dhe 80 mijë”, komentoi Micov para mikrofonit të Radio Bullgarisë. Krijuesit insistojnë të dinë sa janë  mjetet, të cilat Bullgaria do të marrë nga BE-ja për rimëkëmbje dhe përballimin e pasojave të pandemisë dhe sa prej tyre do të përdoren për kulturën. Ndër kërkesat e përfshira në peticion është shtyrja me disa muaj të shlyerjes së kredive të tërhequra nga njerëzit, të cilët punojnë në fushën e kulturës.

Vencisllav Micov e cilësoi bisedën e organizuar me ftesë të Presidentit si konstruktive, por shtoi se Presidenti nuk disponon me mundësitë e pushtetit ekzekutiv për përkrahje të drejtpërdrejtë dhe roli i tij është të propozojë zgjidhje ekspertësh.

Krijuesit bullgarë janë ndër të parat që ishin prekur rëndë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19. Të prekurit punojnë në institucionet shtetërore kulturore dhe në sektorin e pavarur kulturor. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Stefan Komandarev

Filmi i ri i Stefan Komandarev renditet ndër bashkëprodhimet më të mira

Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..

botuar më 25-01-10 12.09.MD

Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" tregon një histori familjare për kujtesën dhe dashurinë

Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..

botuar më 25-01-10 6.25.PD
Paloma dhe Klod. Kopertina e librit, 16.IV.1950

Grafika të piktorit Picasso prezantohen në Sofje

Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973).  Veprat janë të lidhura tematikisht me..

botuar më 25-01-08 4.35.PD