193 732 teste për Covid-19 u realizuan që nga fillimi i epidemisë në vend, 85 435 prej të cilave PCR. Këtë e tha kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar gjeneral Vencisllav Mutafçijski duke përgjithësuar të dhënat për epideminë e koronavirusit në Bullgari ditën e 100-të të punës së shtabit. Të sëmurët me koronavirus u mjekuan në 77 spitale në vend. Nga të gjitha 2585 rastet e konfirmuara të koronavirusit në spital u mjekuan 1317 veta, 156 prej të cilëve në repartet intensive. Nga të infektuarit gratë janë 1325, burrat – 1260, ndërsa fëmijët 145. Në sistemin shëndetësor të infektuarit janë 281 prej të cilëve personel mjekësor 270 veta, të tjerët shoferë dhe personel administrativ.
Sipas sistemit kombëtar informativ të vdekurit janë 149, ndërsa sipas të dhënave të shtabit – 147. Mospërputhja e të dhënave do të saktësohet. U shëruan 1322 veta.
Sëmundjet më të shpeshta shoqëruese për shkak të të cilave virusi ishte fatal janë: diabet, sëmundje kronike të zemrës dhe të mushkërive.
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin, Beogradin, Sofjen dhe Bukureshtin , raportojnë mediat rumune Digi24 dhe G4 Media. Në Bukuresht, ku pritet..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë Petër Dillov në takimin e punës me kryetarin e Konfederatës së..
Rruga drejt prosperitetit ekonomik të romëve kalon përmes legjitimimit kulturor, tha me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve - 8 Prill, Ognjan Isaev, drejtor i programit “Mundësitë dhe Arritjet Arsimore” të Fondacionit “Trust i Alternativës..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..