Më 6 qershor në Bullgari është Dita e të Vdekurve.
Përveç ditëve të veçanta dhe përvjetorëve të veçantë, kur nderohet kujtesa e të vdekurit, kisha ka përcaktuar ditë të veçanta për nder të të gjithë të vdekurve. Ato gjithmonë bien ditën e shtunë, sipas shembullit të Krishtit, i cili këtë ditë ishte me trupin e tij në varr. Prandaj ditën e shtunë shërbehet liturgji për paqe dhe kujtim. Këtë ditë mbahen dhe përshpirtjet. Në kalendarin ortodoks ka gjithashtu tri të shtuna speciale – Ditët e të Vdekurve: ditët me të gdhirë të Lidhurat e Mishit, Rrëshajat dhe Dita e Arkangjel Mikailit.
Ditën e Vdekurve para Rrëshajat, lidhet me besimin për kthimin e shpirtrave të të vdekurve, të cilat rrethojnë lirisht pas Të Enjtes së Madhe.
Ditën e të Vdekurve njerëzit pastrojnë varret e të afërmve dhe i zbukurojnë me lule. Pas kësaj derdhin mbi varrin ujë dhe verë të kuqe duke bërë kryq. Kështu ata kujtojnë Sakrificën e Krishtit për njerëzimin. Ndezin edhe qiri dhe shpërndajnë bukë, grurë të zier dhe qershi si shenjë respekti ndaj të afërmve të tyre të vdekur.
Ditën e vijueshme, pra ditën e diele ështëFesta “Rrëshajat”, ose “Pentikostia”. Kjo është një festë e madhe e krishterë, e cila lavdëron paraqitjen e Shpirtit të Shenjtë para apostujve, pesëdhjetë ditë pas Ngjalljes së Krishtit. Kjo është dita në të cilën Kisha e Krishtit shënon ditëlindjen e vet dhe është një nga festat më të mëdha të krishtere. Kisha e radhit krahas Lindjes së Krishtit dhe Pashkët.
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..
Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..
Kur njeriu e njeh historinë, mund të luftojë që gjërat e mira të përsëriten dhe të këqijat të mos përsëriten. Me këto fjalë, ministri në detyrë i kulturës, Najden Todorov, hapi ekspozitën "Zotërinjtë e kripës: Provadia - Kriporja (5600-4350 p.e.s.)"..