Për shkak të situatës së ndërlikuar në qytetet Dospat, Sërnica dhe Sliven kryeinspektori shëndetësor shtetëror docent Angell Kunçev kërkoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike në vend, e cila tani është në fuqi deri më 14 qershor. Sipas tij kjo nuk është valë e dytë e virusit sepse përhapja nuk është difuze, por në rajone. Situata aty është e ndërlikuar prandaj janë të domosdoshme masa të përbashkëta të cilat të ushtrohen njëkohësisht në të gjitha bashkitë. Ditët e afërta do të vendoset deri kur do të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme epidemike në vend. Si rezultat disa prej masave do të ruhen si kontrolli kufitar, por nuk parashikohet kufizim i udhëtimeve nga një qytet në një qytet tjetër, ose shëtitje në parqet dhe kopshtet, theksoi docenti Kunçev.
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..