Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lamtumirë e fundit një shkencëtari të shquar bullgar

Akad. Stefan Vodeniçarov
Foto: BGNES

Më 11 qershor, ditën e enjte, në orën 11.00 në Sallonin e Madh të Akademisë Bullgare të Shkencave, është ceremonia funerale për nder të akad. Stefan Vodeniçarov. Ai vdiq më 9 qershor, në moshën 75 vjeç. Gjatë viteve Stefan Vodeniçrov ishte kryetar i Akademisë Bullgare të Shkencave, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, drejtor i Institutit të Metaleve, Pajisjeve dhe Teknologjive dhe kryetar i mbledhjes së përgjithshme të Akademisë Bullgare të Shkencave.

Në fillim të vitit 2020 Stefan Vodeniçarov kryesoi iniciativën “Unitet”, që bashkon një sërë shkencëtarësh bullgarë. Ata u bënë apel politikaneve për masa urgjente sa i përket krizës demografike në vend. Në një letër të hapur shkencëtarët deklaruan “Shoqëria është në një krizë të thellë, kombi shpërbëhet dhe është një prej kombeve që që zhduken më shpejt në botë”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 qershorin 2025

Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të mbajë sërish mot me diell, dhe rreth mesditës e pasdite – me vapë në ultësira dhe fusha. Do të fryjë erë e lehtë, në Bullgarinë Lindore deri mesatare, nga..

botuar më 25-06-24 7.35.MD

Komisioni i Punëve të Jashtme i PE-së miratoi projektraportin e progresit për RSM-në pa amendamentet bullgare

Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të Jashtme me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime, raportoi BTA. Komisioni nuk lejoi futjen e..

botuar më 25-06-24 5.26.MD

Pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore propozoi ministri i mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..

botuar më 25-06-24 3.09.MD