Parlamenti miratoi përfundimisht uljen e TVSH-së nga 20% në 9% për shërbimet e restoranteve dhe cateringun, librat, ushqimet e foshnjave dhe materialet sanitare. Me tekstet e miratuara në lexim të dytë në Ligjin për ndryshimin dhe shtimin e ligjit për TVSH-në shumica në pushtet ruajti tatimin prej 20% të pijeve alkoolike, birrës dhe verës, të cilat ofrohen në restorante, ose si pjesë e shërbimeve catering. 20% mbetet tatimi edhe për shërbimet e turoperatorëve.
Pakësimi i TVSH-së është një masë e përkohshme në përkrahje të biznesit pas krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor 2021.Në një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se vendi është në prag të pranimit të euros dhe se përpara është një faqe e re për ekonominë bullgare. Ai është..
30% e bullgarëve ose 1.8 milionë njerëz bëjnë pjesë në grupin e familjeve, të cilat nuk kanë qasje në shërbimet bazë energjetike për ngrohje, ftohje, ndriçim dhe furnizim të përshtatshëm me energji për pajisjet shtëpiake, njoftoi reporterja e BNR-së..
Futja e pritur e monedhës së vetme evropiane nga 1 janari 2026 është një nga shumë temat që e ndajnë shoqërinë. Përveçse është një shkak për përplasje politike, euroja është gjithashtu një shkak shqetësimi për disa prej qytetarëve bullgarë. Frika më e..
Jam i sigurt se raportet e konvergjencës për Bullgarinë nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane do të mirëpriten nga të gjitha shtetet..