Shenjtërore trake që daton në shek. 5-4-të para Krishtit gjetën arkeologët në lagjen “Izgrev” të qytetit Burgas. Tani për tani janë zbuluar 14 gropa kulti, të cilat ndodhen shumë afër njëra-tjetrës, bëri të ditur udhëheqësi i gërmimeve arkeologjike Mirosllav Kllasnakov. Në këto gropa janë gjetur shumë enë qeramike, duke përfshirë dhe amfora dhe qeramikë të prodhuar në vende të tjera, brenda të cilave janë transportuar dhe ruajtur verë dhe vaj ulliri.
Shenjtërorja trake ishte gjetur rastësisht, pasi një gazetar i BTA-së gjeti në një kantier sende të lashta dhe lajmëroi për këtë komunitetin shkencor.
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..
Vasill Levski ishte një revolucionar dhe hero kombëtar bullgar që luftoi për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është ideolog, themelues dhe organizator i Organizatës së Brendshme Revolucionare, për të cilën bullgarët mirënjohës e quajnë..
Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...