Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ciceronët në Bullgari kërkojnë ndihmë

Nikollaj Mindov për Radio Bullgarinë: Ciceronët janë një nga hallkat më të rëndësishme të biznesit turistik

Foto: BGNES arkiv

Pandemia e Covid-19 la pa punë mbi 1400 ciceronë bullgarë për shkak të kufizimeve të lidhura me udhëtimet e turistëve bullgarë dhe të huaj. Situata pa analog shqetëson të ashtuquajturit “ambasadorë të vogël” të Bullgarisë, sepse ata janë pa të ardhura të sigurta që nga fillimi i vitit. Arsyeja për këtë është se muajit janar dhe shkurt tradicionalisht nuk sjellin të ardhura për ciceronët.

„Ne jemi një nga hallkat më të rëndësishme të biznesit turistik, ne jemi në vijën e parë, jemi ata, të cilët turistët shohin kur vizitojnë një vend – tha në intervistë për Radio Bullgarinë kryetari i Asociacionit të ciceronëve në Bullgari Nikollaj Mindov. – Nga ciceroni varret se si do të prezantohet shteti dhe në se turistët do ta vizitojnë atë përsëri. Ata janë njerëz, të cilët përgatiten për punën e tyre në vazhdim të shumë viteve. Ata tërë jetën përsosin aftësitë e veta dhe duhet të njohin tendencat më të reja. Përveç kësaj ndër ne ka njerëz me gjuhë të rralla – japonisht, kinezisht, dhe po të humbim ndonjë prej tyre, pastaj nuk do të mund të gjejmë kolegë të tjerë të tillë”.

Si shumë e ndërlikuar përshkroi situatën për ciceronët bullgarë Nikollaj Mindov dhe prognozoi ndonjë gjallërim gjatë korrikut apo gushtit, kur presim turistë të huaj në Bullgari. Duke folur për rivendosjen e udhëtimeve  të grupeve bullgare jashtë vendit, Mindov shpreson se kjo do të bëhet gjatë tetorit apo nëntorit, pavarësisht se “ende asgjë nuk është e qartë, sepse shumica e shteteve akoma nuk kanë hapur kufijtë e tyre, avionët nuk fluturojnë, asgjë nuk mund të thuhet me siguri”.

Për vëmendje të posaçme nga ana e shtetit mbi problemet e ciceronëve dhe për takim me ministrat përkatës insiston dhe kryetarja e Bashkimit të Ciceronëve në Bullgari Hristina Nedellçeva. Domosdoshmëria e këtij takimi vjen nga pamundësia e të punësuarve në këtë fushë të përdorin variantet e propozuara nga qeveria për kredi pa interes apo për masën e ashtuquajtur “60/40”.

“Shpresojmë se do të na kushtojnë vëmendje, sepse tani për tani nuk ka ndihmë financiare posaçërisht për ciceronët. Nën 5% janë ata, të cilët kanë pasur mundësi të përdorin masën “60/40”, kurse për marrjen e kredive kundër krizës njerëzit në sektor nuk u përgjigjen kritereve” – tha Hristina Nedellçeva. Kompensime për kohën, në të cilën nuk mund të punojnë, pret dhe Nikollaj Mindov, sepse shumë prej kolegëve të tij janë persona që vetë paguajnë kontributet e tyre të sigurimit, apo kushtet e kontratave të tyre të punës nuk lejojnë marrjen e ndihmës në ndonjë formë tjetër.

“Në shumë shtete të tjera evropiane kolegët morën ndihmë të njëhershme financiare për 2 apo 3 muaj” – shpjegoi kryetari i Asociacionit të Ciceronëve në Bullgari, në të cilin anëtarësojnë rreth 500 vetash.

Përfaqësuesit e sektorit turistik shpresojnë se protesta e dytë kombëtare e planifikuar më 15 qershor e transportuesve turistikë, turpoeratorëve dhe ciceronëve, do të jetë një hapë përpara për zgjidhjen e problemeve të degës. Kryetarja e Bashkimit të Ciceronëve në Bullgari Hristina Nedellçeva parashikon se në protestë do të përfshihen dhe anëtarët e Bashkimit me seli në Varnë, në të cilin marrin pjesë 250 ciceronë.

„Ne përkrahim kërkesat e firmave të transportit, sepse punojmë së bashku me ta. Gjatë kohës së ekskursioneve kalojmë 50% prej kohës bashkë me shoferët në autobus dhe jemi një ekip. Puna jonë e përbashkët është me rëndësi të madhe për suksesin e udhëtimit dhe për përshtypjen e mirë të turistëve. Prandaj do të marrim pjesë në protestën e organizuar nga ata”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES dhe guidesbg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD