Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria radhitet ndër vendet më të sigurta për pushime verore

Pamje nga vendpushimi "Zllatni Pjasëci"
Foto: arkiv

Përpjekjet e vendit tonë për ta parandaluar përhapjen e Covid-19 ndër turistët ishin vlerësuar nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve. Objektet turistike te ne do të marrin distinktivë të posaçëm Safe Travels, si shenjë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për pushime të sigurta në vendpushime. Organizata, e cila bashkon përpjekjet e pjesëmarrësve në industrinë turistike, shpalli Turqinë, Bullgarinë, Portugalinë dhe disa vende të tjera të parrezikshme. Kjo do të thotë se nëpunësit e hoteleve në këto vende tashmë janë përgatitur sipas rregullave të reja për higjienë, të cilat duhet respektuar strikt. Gjendja e tyre shëndetësore do të ndiqet nga drejtoria e hotelit dhe organet shëndetësore.

Megjithë njohjen e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve Bullgaria ende nuk mund të presë turistë për shkak të vazhdimit të masave të kufizuara për vende të treta. Mirëpo, turistët nga Serbia dhe Greqia do të mund të pushojnë te ne, në saje të marrëveshjes trepalëshe, sipas së cilës shtetasit e tri vendeve ballkanike mund të kalojnë kufijtë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i kosit në Momçillovci

Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..

botuar më 24-08-30 6.05.PD

Vendpushimi Albena festoi 55 vjetorin e tij

Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..

botuar më 24-08-26 11.56.PD

Insistojnë që Bazilika Episkopale e Filipopolit të hyjë në listën e UNESCO-s

Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..

botuar më 24-08-22 10.19.PD