Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme nga 13 mars deri më 15 qershor 84 568 veta kanë humbur punën e vet. Për të njëjtën periudhë 65 537 veta kanë filluar punë të re, tha ministrja e politikës sociale Denica Saçeva.
Të papunët e regjistruar në Zyrat e Punësimit gjatë muajit maj janë pothuaj 300 mijë veta, informoi ajo. Në krahasim me muajin prill rritja është pak më shumë se 2600 veta, apo 0,1%. Rritja në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar është 68,4%, apo mbi 120 mijë.
Papunësia në vend për muajin maj 2020 është 9%.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..