Që nga sot Austria heq të gjitha kufizimet për udhëtim për shumicën e vendeve evropiane, duke përfshirë këtu dhe Bullgarinë. Shtetasit bullgarë mund të hyjnë në Austri pa qëndruar në karantinë 14-ditore dhe pa prezantuar rezultate negative nga testmi i kryer për Covid-19.
Nuk do të ketë nevojë për deklarim të arsyeve për udhëtimin, të vendbanimit të përhershëm në territorin e Austrisë apo të kontratës së punës me punëdhënës austriak.
Ministria bullgare e Punëve të Jashtme tashmë publikoi të dhënat aktuale për situatën, kushtet për kalimin e kufijve dhe për hyrje në shtetet përkatëse. Këto informacione ndodhen në vend të dukshëm në faqen e ministrisë, në rubrikën me titull "Udhëtoj për në… " (Пътувам за...) https://www.mfa.bg/bg/embassyinfo. Akses në to ka dhe përmes banerit të kuq ne faqen e MPJ-së me titull „Koronavirusi – si do të udhëtojmë “ (Коронавирусът – как ще пътуваме).
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..