Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një forum virtual për karrierë ofron punë në 30 kompani prijëse

Foto: virtual.Carrerdays.bg

30 kompani të mëdha kërkojnë nëpunës me përvojë të ndryshme gjatë kohës së edicionit të sivjetshëm të “Ditëve të karrierës”. Forumi zhvillohet më 16 qershor dhe do të vazhdojë gjatë tërë ditës me bisedime ndërmjet punëdhënësve dhe aplikantëve. Është organizuar nga një platformë për shpallje dhe zhvillim karriere dhe Agjencia e Punësimit.

Ndër kompanitë, të cilat pavarësisht nga kriza me Covid-19 dëshirojnë sivjet të punësojnë personel ka përfaqësues të teknologjive të informacionit, outsorcing-ut, financave, prodhimit dhe tregtisë. Pjesëmarrësit mund të ndodhen kudo në botë – distanca nuk është problem për këtë lloji komunikimi. Mjafton të vizitojnë adresën e ngjarjes: http://virtual.careerdays.bg.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..

botuar më 25-04-25 7.35.MD
Ministri i asimit dhe shkencës Krasimir Vëllçev

Qytetarët organizojnë protestë kundër lëndës së detyrueshme "Fe" në shkollë

Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..

botuar më 25-04-25 4.11.MD
Ivan Demerxhiev

Ish-ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev akuzohet për keqmenaxhim

Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..

botuar më 25-04-25 3.29.MD