Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

S’ka të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Foto: EPA/BGNES

33 janë rastet e reja të të infektuarve me Covid-19 në vend për 24 orët e fundit, informon Portali Informativ. Kjo do të thotë 84 veta më pak në krahasim me ditën e mëparshme. Testimet e bëra janë 560. Numri i përbashkët i të konfirmuarve me virusin është 3905, 2074 prej të cilëve tashmë janë shëruar. Të hospitalizuarit janë 322 veta, të shëruarit për ditën e fundit – 47.

199 janë të vdekurit me diagnozë koronavirus nga fillimi i pandemisë deri tani, për 24 orët e fundit s’ka njerëz të vdekur.

Shtabi i krizës në qytetin e Haskovos (Bullgari Jugore) bëri thirrje që të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt me tenistin Grigor Dimitrov gjatë kohës së qëndrimit të tij në qytet, të vetizolohen dhe të lajmërojnë organet përgjegjëse shëndetësore. Grigor Dimitrov përfundoi pjesëmarrjen e tij në turneun në Zadar të Kroacisë sepse u rezultua pozitiv me koronavirus. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD