Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punësojnë mbledhës të qershive nga lagja nën karantinë në Kjustendill

Foto: BNR, Radio Shumen

200 veta nga lagja e romëve “Iztok” në Kjustendill, i cili është mbyllur që nga 19 qershori për shkak të numrit të madh të të infektuarve me koronavirus, do të marrin pjesë në mbledhjen e qershive.

Lagja është rrethuar me postblloqe me qëllim kufizimin e sëmundjes, tha prefekti i Kjustendillit Viktor Janev.

Sipas të dhënave të shpallura prej tij gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19 raste të Covid-19 në lagje – më pak në krahasim me ditët e tjera dhe kjo jep shpresë se përhapja e virusit është frenuar.

Kryetari i vatrës së kulturës në lagjen “Iztok” Petër Igov tha se masat e karantinës janë tepër të rrepta dhe i kundërshtojnë ligjit dhe prandaj do të kërkojë të drejtat e banuesve në gjykatë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Krasimir Vëllçev

Filloi ndërtimi i Qendrës Kombëtare STEM në Sofje

Në një ceremoni të veçantë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev lançoi ndërtimin e Qendrës Kombëtare STEM në Parkun Teknologjik të Sofjes (STEM   - Science, Technology, Engineering and Mathematics). Investimi kap vlerën e mbi 34..

botuar më 25-05-20 3.34.MD

Importimi i punëtorëve është një "sëmundje e zhvillimit", thotë zëvendëskryeministri Karaxhov.

Një nga problemet më të mëdha me të cilat u përball qeveria është vështirësia që kanë bizneset në gjetjen e punëtorëve. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov gjatë diskutimit kombëtar "Qasja në tregun e punës të punëtorëve nga vendet..

botuar më 25-05-20 1.29.MD

Kërkesa për referendum nuk do të ndikojë në raportin mbi gatishmërinë e vendit për të pranuar euron

Presidenti synon ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo nuk do të ndikojë në raportin e pritur nga Komisioni Evropian mbi gatishmërinë e vendit për t'u bashkuar me eurozonën, u tha gazetarëve kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..

botuar më 25-05-20 12.02.MD