Prokuroria e lartë administrative kërkoi kontroll të efikasitetit të masave kundër koronavirusit, që të vendoset nëse ka nevojë për masa të reja në lidhje me rritjen drastike të numrit të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit.
Që nga ora 00.00 e ditës së martë mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura publike bëhet e detyrueshme, bëri të ditur më herët sot Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev.
Deri në fund të javës do të vendoset nëse do të mbetet gjendja e jashtëzakonshme epidemike në vend.
Po rritet kontrolli mbi respektimin e të gjitha masave kundërepidemike. Aktivitetet në ambientet e mbyllura do të zhvillohen me plotësimin deri në 50% prej kapacitetit të tyre. Mbajta e maskave dhe e mjeteve të tjera mbrojtëse është e detyrueshme, ndërsa gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit lejohet prania e 1000 vetave në një sektor, në rast se respektohet distanca fizike mes tyre, shtoi Ananiev.
Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi..
Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm..
Kryengritja e Prillit është një shembull, se liria nuk është një dhuratë për ne dhe se revolucionarët bullgarë dhanë atë që mundën, domethënë - jetën e tyre. Ata e lanë në altarin e Atdheut dhe mendoj se u detyrohemi respekt, nderim, adhurim dhe të..
"Vëzrazhdane" për herë të tretë i paraqiti Asamblesë Kombëtare një propozim për të mbajtur një referendum për të ruajtur levin bullgar. Pyetja në të..
Ministrat e Jashtëm të Bullgarisë dhe Greqisë, Georg Georgiev dhe Georgios Gerapetritis, nënshkruan më 2 maj një deklaratë të përbashkët mbi përdorimin e..
Ministri i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, është nisur për në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Munihut të Liderëve, njoftoi..