Planifikojmë që stina aktive turistike verore në Bullgari të fillojë më 1 korrik 2020 duke u respektuar strikt të gjitha kërkesat e domosdoshme shëndetësore. Këtë e deklaroi Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova, e cila shqyrtoi në biseda telefonike rimëkëmbjen e sektorit turistik pas krizës së koronavirusit me drejtorë ekzekutivë të turoperatorëve polakë, holandezë dhe atyre rumunë për tregun e Bullgarisë.
Ata kanë ripohuar interesin e vet ndaj vendit tonë për pushime verore. Sipas tyre perspektiva e Bullgarisë si destinacion turistik është e mirë për shkak të mundësive të saj të shumëllojshme për turizëm, bazës moderne dhe masave serioze për mbrojtjen e shëndetit të turistëve.Ka dalë nga shtypi një libër që hulumton objekte arkeologjike të panjohura deri tani në Gjirin e Sozopolit. Në veprën e tij të re “Between Sozopol and Talasakra: Unknown archaeology of the Sozopol Bay and its western hinterland” ( “Midis Sozopolit dhe..
Shtegu i ri ekologjik mbi fshatin Nevsha në komunën Vetrino (qarku i Varnës) tashmë është fakt – itinerari 10-kilometërsh, që çon te fenomenet mbresëlënëse shkëmbore Goljamo dhe Malko Bulo, u hap zyrtarisht në ditët e para të muajit maj nga..
Nomadizmi digjital po shndërrohet në një fenomen që është në rrugë për të përmbysur përfytyrimet tona për punën dhe mënyrën e jetesës. Në këtë drejtim vendi ynë ofron një paletë me vende të bukura dhe të qeta për punë në distancë. Fshati piktoresk..