Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ: Përdorni fluturime direkte brenda BE-së

Foto: Shutterstock

Për shkak të kufizimeve për udhëtime nga shtetet e treta drejt vendeve të Bashkimit Evropian MPJ-ja bullgare rekomandon që të gjithë udhëtuesit nga Bullgaria deri në shtetet e BE-së dhe Zonës Shengen të mos përdorin fluturime transite përmes vendeve të treta. Nga Ministria rekomandojnë që të përdoren fluturime direkte në kuadrin e BE-së.

Ka raste në të cilat autoritetet e shtetit të tretë përkatës nuk kanë shpallur kufizime për udhëtimin e shtetasve bullgarë, por vetë kompanitë ajrore kërkojnë dokumente suplementare për provimin e qëllimit të udhëtimit përmes shteteve të treta.

Informacioni aktual për kushtet e udhëtimeve në Evropë publikohet në rubrikën “Udhëtoj për në...” në sajtin e internetit të Ministrisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD