Pandemia e Covid-19 do të vonojë modernizimin e Kampionatit të Ligës së Lartë të futbollit bullgar. Që nga sezoni i ri stadiumet, në të cilat zhvillohen ndeshjet e kësaj lige duhej të pajiseshin me sistemin VAR ("Video assistant referee"), e cila tashmë përdoret në kampionatet prijëse në Evropë, në Ligën e Kampionëve dhe fazën e eliminimeve të Ligës së Evropës.
Projekti për implementimin e gjykimit të asistuar nga incizimet video ishte miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i Bashkimit të Futbollit më herët gjatë këtij viti, por kriza e shkaktuar nga koronavirusi çoi në pezullimin e tij pa qartësi kur pikërisht mund të realizohet.
Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23 vjeç. Bullgari përfundoi me rezultat 1:46.48 minuta, duke përmirësuar me 2 të qindtat arritjen..
Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të Detit të Zi do të mbahet nga 26 deri më 29 qershor. Do të garojnë ekipe nga Bullgaria, Polonia,..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i Bullgarisë fitoi gjithsej gjashtë medalje – katër të arta dhe dy të bronzta. Gjimnastet tona u shpallën..