Projekti i fondacionit “Lexo Sofjen” prezanton histori për shkrimtarë, poetë, teorikë dhe historianë të letërsisë në shëtitjet, të cilat prezantojnë jetën letrare të kryeqytetit nga e kaluara deri tani. Një pjesë prej programit është e përshtatshme për fëmijë. Ciceronia e shëtitjes më 27 qershor ishte shkrimtarja dhe përkthyesja Zornica Hristova, e cila i çoi adhuruesit e letërsisë nëpër “shtigjet” e veprave të autorëve Valeri Petrov, Dora Gabe, Elin Pelin, Vëllezërit Mormarevi dhe ilustrimet e piktorit Vadim Llazarkeviç .
"Në gjurmët e Djalit Blu" është titulli i itinerarit letrar, kushtuar poetit Aleksandër Vutimski. Për të do të tregojë Kallojan Pramatarov – poet, përkthyes nga frëngjishtja dhe arkeolog. Më 1 korrik kjo shëtitje do të fillojë afër një nga hotelet më të vjetra në Sofje, do të vazhdojë përgjatë rrugës “Rakovski”, në të cilën ndodhet shtëpia e Vutimskit dhe do të mbarojë në “Kopshtin e Doktorëve”, ku poeti ka punuar ca kohë si roje.
“Shëtitja me Ivan Vazovin dhe Evgenia Marsin” do të organizohet më 8 korrik dhe 26 gusht. Grupin e adhuruesve të letërsisë do ta shoqërojë Katja Zografova, e cila është autore e 15 librave, kushtuar mjeshtërve më të mëdhenj bullgarë të pendës.
Ngjarja e fundit e programit “Itineraret lertate” do t’i kushtohet 135-vjetorit të lindjes dhe 60-vjetorit të vdekjes së një nga poetëve më të talentuar bullgarë në fillim të shekullit të XX-të – Nikollaj Liliev. Shëtitja do të fillojë në shtëpinë metaforike të poetit dhe do të mbarojë në atë, në të cilën ka jetuar. Pika e parë e itinerarit është teatri Popullor “Ivan Vazov”, ku Nikollaj Liliev ka qenë dramaturg në vazhdim të 30 vjetëve, kurse ajo e fundit – një rrugë në lagjen “Llozenec”, e cila mban emrin e autorit.
Edicioni i dytë i “Itinerareve letrare” vazhdon nga qershori deri në tetor dhe shëtitjet janë falas për ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për letërsinë tonë.
Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..
Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..
Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..