Që nga fundi i vitit 2019 deri tani nuk janë regjistruar ndryshime të konsiderueshme në qëndrimet publike sa i përket anëtarësisë së Bullgarisë në BE. 71% e bullgarëve e miratojnë, ndërsa 19% nuk e miratojnë. Sipas parimit partiak qëndrim pozitiv ndaj anëtarësimit në BE kanë 96% prej zgjedhësve të GERB-it dhe 49% e votuesve për Partinë Socialiste Bullgare (BSP).
Këtë e tregojnë të dhënat e agjencisë sociologjike “Exacta Research Group” të një sondazhi të zhvilluar në periudhën 6-13 qershor. Anëtarësia e Bullgarisë në NATO është miratuar nga 60% e respondentëve, ndërsa 25% nuk e miratojnë.Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Këtë e deklaroi kryeministri në detyrë dhe ministër i punëve të jashtme, Dimitër Gllavçev, gjatë..
Në fillim të dëgjimit të tij në parlament, në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për takimin e NATO-së në Uashington, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev theksoi se “nuk bëhet fjalë për dërgimin e trupave bullgare në Ukrainë”. Sipas Gllavçevit, kjo..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në negociata dhe do të shkojë në zgjedhje. Borisov në margjinat e parlamentit theksoi se pas refuzimit të propozimit të GERB-it për një qeveri, është e qartë se zgjedhjet e..
Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë..
Zëvendësministri hungarez i punëve të brendshme, Bense Retvári, deklaroi se për Presidencën hungareze të Këshillit të BE-së, heqja e kufijve tokësorë..
Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të..