Kryeministri bullgar Bojko Borisov zhvilloi një bisedë video me kryetarin e Këshillit Evropian Sharll Mishell. U diskutua Plani për Rimëkëmbjen pas krizës me Covid-19 dhe buxheti 7-vjeçar i BE-së. Zoti Borisov theksoi se projekti i Komisionit Evropian është i balancuar duke marrë parasysh sfidat e pandemisë. Ai shtoi se për Bullgarinë është me rëndësi që politika e kohezionit dhe ajo e përbashkët bujqësore të ruhen në nivelet e propozuara. Fondi i kalimit ekologjik i BE-së është e domosdoshme të jetë më i zhdërvjellë në inkurajimin e zhvillimit të kapaciteteve të energjisë së gjelbër, kërkoi kryeministri.
Austria tërheq veton për anëtarësimin e plotë të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen, njoftoi Ministria e Brendshme austriake, transmeton BTA. Agjencia “Reuters” citoi ministrin e brendshëm austriak Gerhard Karner të thoshte se Austria do të..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°,..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet...
Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e..