Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja Taneva mori pjesë në një takim video të Ministrave të Bujqësisë të BE-së

Ministrja Desisllava Taneva
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Ministrat e bujqësisë të BE-së shqyrtuan në një takim joformal video politikën e ardhshme bujqësore, marrëveshjen e gjelbër dhe peshkimin në kuadrin e BE-së.

Sa i përket Detit të Zi, i cili dallohet për peshkimin specifik Ministrja e Bujqësisë Desisllava Taneva vuri në dukje se ka përparim në kuadrin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Detin Mesdhe. Ajo ishte kategorike se duhet të vlerësohen përpjekjet e Bullgarisë dhe të Rumanisë për përmirësimin e grumbullimeve të të dhënave dhe për efikasitetin e kontrollit të zbatuar.

Ministrja Taneva e falënderoi KE-në për pakon e masave, nëpërmjet së cilës u ndihmua sektori “Peshkimi dhe akuakulturat” për shkak të pandemisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD