Këtë e bëri të ditur para Televizionit Kombëtar Bullgar Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova. Edhe pse ngadalë, me hapa të vegjël, sektori “Turizëm” rimëkëmbet në bregdet. Mbi 70% prej të ardhurave në turizëm formohen nga produkti veror turistik. Me rëndësi shumë të madhe është përgjegjësia dhe disiplina, t’i respektojmë masat që të ketë një gjendje të përshtatshme epidemiologjike në vend. Kështu maksimalisht shumë shtetas do të mund të udhëtojnë në Bullgari, si dhe ne në to. Bregdeti bullgar i Detit të Zi është i prekur shumë pak nga koronavirusi, uji është i pastër. Kështu qe i kemi absolutisht të gjitha kushtet për t’i pritur turistët, theksoi Angellkova.
Anelija Hristova - një eksperte e certifikuar e verës dhe udhërrëfyese turistike, anëtare e Shoqatës Bullgare të Profesionistëve të Verës, i tha BTA për nevojën për të paraqitur dhe ekspozuar më shumë varietete vendase bullgare . Në këtë drejtim, një..
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..