Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një turiste nga Çekia humbi jetën në malin Rila

Foto: BGNES

Në turiste çeke 29-vjeçare vdiq pasi një pemë u rrëzua mbi tendën e saj afër Manastirit të Rilës, informuan për BNR nga Shërbimi i Zjarrfikësve në qytetin Rila. Në tendë ka pasur akoma një person, i cili është lënduar. Sinjali për këtë është dhënë të hënën rreth orës 22.00. Menjëherë në vend është dërguar një ekip i zjarrfikësve nga Manastiri i Rillës. Ata kanë nxjerrë njerëzit nga tenda, por gruaja tashmë ka qenë e vdekur. Burri i lënduar është 32-vjeçar, me sup të thyer, dhe po ndodhet në spitalin e qytetit Bllagoevgrad.  

Stuhia e fortë me shi, breshër dhe bubullimë shkaktoi dëme materiale dhe në kryeqytetin e Sofjes. Një person është lënduar lehtë pasi një vetëtimë goditi çatinë e supermarketit, brenda të cilit ai po ndodhej, bëri të ditur kryetarja e baskisë Jordanka Fandëkova. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD