Bullgaria dhe Kroacia janë pranuar në mekanizmin valutor ERM-II dhe në Bashkimin Bankar dhe gjatë 3 vjetëve të ardhshme do të përgatiten për implementimin e valutës së përbashkët evropiane, bëri të ditur Banka Qendrore Evropiane.
Në këtë mënyrë Eurozona mund të zgjerohet me anëtarë të rinj për herë të parë që nga viti 2015 e këtej, kur Letonia u bë anëtarja e 19-të.
“Ky është një akt historik, i cili do të ketë rëndësi të madhe për të ardhmen e Bullgarisë”, tha guvernatori i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev në brifingun kushtuar pranimit të Bullgarisë në ERM-II. Ministri i financave Vlladisllav Goranov shtoi se ky akt është aq i rëndësishëm siç ishte aderimi i vendit tonë në NATO dhe në BE, kurse hapi tjetër logjik është përdorimi i euros në Bullgari.
Hyrja e euros në qarkullim në Bullgari është e mundshme jo më herët se 2023. Banka Qendrore Evropiane caktoi kursin e këmbimit të levit bullgar 1,95583 për 1 euro.
Eksportet bullgare pritet të rriten me 5.8% në vit pas anëtarësimit të vendit në eurozonë. Tregtia e mallrave mund të rritet me 3,3 për qind, ndërsa në sferën e shërbimeve rritja do të arrijë në 8,4%. Llogaritjet e ekspertëve tregojnë se nëse merren si bazë..
Në fund të vitit 2024 treguesit makroekonomikë të vendit tonë përmbushin plotësisht kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në Eurozonë, informon BGNES. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni nga qershori deri në nëntor është nën 3%, që është kërkesa për..
Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e..